Një incident i rëndë u shënua më 12 tetor në aeroportin e Dortmundit, ku dhjetëra pasagjerë shqiptarë nuk u lejuan të hipnin në fluturimin Wizz Air drejt Tiranës, për shkak të një praktike të njohur si “overbooking”, shitja e më shumë biletave sesa vendet reale në avion.
Fluturimi W4 5126, i planifikuar të nisej në orën 15:45, u vonua pasi stafi gjerman i aeroportit zbuloi se numri i pasagjerëve të pajisur me bileta ishte më i madh se kapaciteti i avionit.
Si pasojë, një pjesë e udhëtarëve, kryesisht shqiptarë, u lanë në tokë pa një zgjidhje të menjëhershme për udhëtimin e tyre.
Disa prej pasagjerëve denoncuan situatën pranë redaksisë së Skyëeb.al, duke u ankuar për mungesë informacioni, zvarritje në trajtim dhe paqartësi mbi kompensimin apo riorganizimin e fluturimit.
Sipas tyre, stafi i Ëizz Air i ka njoftuar se vendet në avion ishin plot dhe se mundësia më e afërt për të udhëtuar ishte vetëm ditën e mërkurë.
Reagon Wizz Air: “Kompensim për të gjithë pasagjerët e prekur”
Pas publikimit të lajmit, Wizz Air reagoi përmes një deklarate zyrtare, duke konfirmuar mbi-rezervimin e fluturimit dhe duke shprehur keqardhjen për situatën.
“Ne jemi në dijeni të raportimeve që lidhen me fluturimin e Wizz Air Ë4-5126 nga Dortmundi në Tiranë më 12 tetor 2025. Mund të konfirmojmë se fluturimi ishte i mbi-rezervuar me një numër të vogël pasagjerësh, gjë që fatkeqësisht solli refuzimin e imbarkimit për disa nga udhëtarët. Wizz Air shpreh sinqerisht keqardhjen për shqetësimin e shkaktuar,” thuhet në deklaratën e kompanisë.
Sipas Wizz Air, të gjithë udhëtarët e prekur kanë të drejtë për kompensim financiar, ndihmë për riorganizimin e udhëtimit, si dhe akomodim në hotel, nëse është e nevojshme, në përputhje me Rregulloren e BE-së 261/2004 për të drejtat e pasagjerëve.
“Ekipet tona po punojnë për të ndihmuar sa më shpejt të jetë e mundur të gjithë pasagjerët e prekur dhe për të minimizuar ndikimin e kësaj ndërprerjeje. Në Ëizz Air, mbetemi të përkushtuar për transparencë me klientët tanë dhe për t’u siguruar që të marrin kujdesin dhe ndihmën që u takon me të drejtë,” vijon më tej reagimi.
Probleme të përsëritura dhe sfida teknike
Ky nuk është rasti i parë kur pasagjerët e Wizz Air përballen me situata të tilla. Sipas burimeve nga sektori i aviacionit, kompania po përballet me mungesë të avionëve funksionalë, pasi 38 prej tyre janë jashtë përdorimit për shkak të defekteve në motorë. Kjo situatë po shkakton anulime dhe vonesa në disa linja evropiane, përfshirë edhe ato drejt Shqipërisë.