Dielli pritet t’ia lërë vend shiut. Nga enjtja meteorologët parashikojnë kthimin e reshjeve në disa qytete për tu shtrirë në të gjithë territorin e premten.
Në jug dhe veri të vendit sipas Institucionit të Gjeoshkencave reshjet do të lidhen me shtrëngimin.
“Presim një ndryshim sa i përket kushteve atmosferike duke nisur nga enjtja në drekë.” pjesa tjetër presim reshje të territorit të dobët.”
Po Tirana?
“Përgjatë mëngjesit të premtes deri në orën 14 reshjet në Tiranë do të jene të dobëta dhe të tjera ndërsa pas dreke presim reshje lokale.”
Reshjet parashikohet të largohen nga një pjesë e territorit duke filluar nga e shtuna ndërsa të dielën do të kthehet në ditën e me diell.
“Do të jetë e shtuna që sjell ndërprerje të reshjeve në disa prej Qarqeve që përfshihen në kryeqytetin ndërsa në jug do të vijojnë për të shtunën, por me intensitet të dobët dhe lokale.
Sa i përket vlerave të termometrit parashikohet një rritje me rreth dy gradë celsius deri të diele kur pritet kthim në temperaturat deri në 10 gradë celsius në Tiranë e zonat e ulëta dhe 6 gradë celsius në zonat malore.