Dr. Diamant Lulaj, kardiologu i njohur shqiptar, realizoi me sukses një ndërhyrje kardiake koronare tepër të vështirë gjatë kongresit ndërkombëtar CTO ESSENTIALS 2025.
Ndërhyrja u transmetua live përpara qindra specialistëve nga e gjithë bota, duke dëshmuar profesionalizmin dhe përkushtimin e mjekëve shqiptarë që vazhdojnë të nderojnë vendin tonë në arenën ndërkombëtare të mjekësisë.