Categories
Uncategorized

Temperatura të ulëta dhe reshje shiu. Ja si do ndryshoi moti ne ditet ne vazhdim

Reshjet e shiut mbeten prezente edhe gjatë paradites dhe pjesërisht në mesditë, kryesisht në zonat veriore të vendit, ndërsa në qendër dhe jug do të jenë të pakta dhe kalimtare.

Gjatë orëve të pasdites pritet përmirësim i ndjeshëm i kushteve të motit me më shumë kthjellime dhe më pak vranësira, megjithatë temperaturat mbeten të ulëta për periudhën.

Maksimumi i ditës arrin rreth 20°C në pjesën më të madhe të vendit dhe deri në 21°C vetëm në zona të izoluara jugperëndimore.

Në orët e natës dhe mëngjesin e nesërm pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave, me minimum deri në 3°C në zonat e thella malore, ndërsa në bregdet dhe kryeqytet termometri do të jetë 2 gradë më i ulët se sot.

Nga e enjtja parashikohet rritje graduale e vlerave termike si në mëngjes ashtu edhe në mesditë.

Moti do të mbetet kryesisht i kthjellët deri të dielën, ndërsa e shtuna do të sjellë reshje shumë të pakta dhe të përkohshme në jug dhe pjesërisht në qendër të vendit.

Fundjava pritet të rikthejë motin e qëndrueshëm dhe më të ngrohtë në të gjithë territorin.