Categories
Uncategorized

Kthese e papritur e motit, ja si pritet te mbyllet kjo jave dhe si do te nis java tjeter

Kjo fundjavë do të shënohet nga reshje të konsiderueshme, kryesisht gjatë ditës së shtunë, ndërsa të dielën do të ketë një përmirësim të lehtë të kushteve të motit.

Megjithatë, e hëna do të sjellë sërish reshje në të gjithë territorin shqiptar.

Stabilizimi i motit pritet vetëm nga dita e martë dhe e mërkurë.

Reshjet do të jenë më të dendura në veri dhe veri-perëndim, ndërsa në qendër dhe jug do të kenë intensitet mesatar.

Mëngjesi i së shtunës do të jetë relativisht i butë, me temperatura që variojnë nga 5°C në zonat malore deri në 15–16°C në bregdet.

Në mesditë, termometri do të luhatet nga 14°C në veri deri në 24°C në zonat jugperëndimore të vendit.

Të dielën reshjet do të jenë më të pakta dhe të izoluara, por të hënën do të rikthehen në të gjithë territorin, me fokus në jug dhe pjesërisht në qendër.

Nga e marta pas mesdite, moti pritet të përmirësohet gradualisht, duke sjellë kthjellime dhe temperatura më të ulëta.

Pavarësisht reshjeve, fundjava do të jetë e ngrohtë për këtë periudhë të vitit — maksimumet do të arrijnë deri në 25°C.

Pas së hënës, temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme, duke shënuar fillimin e një periudhe më të ftohtë në ditët në vijim.