Categories
Uncategorized

Rikthehen rreshjet e shiut, dita kur moti pritet te marr kthesen sipas meteorologes

Orët e ardhshme sipas Tanja Porja, pritet të vijnë me mot të qetë dhe plot diell në të gjithë Shqipërinë.

Kthjellimet do të dominojnë territorin, ndërsa vranësirat do të shfaqen vetëm kalimthi, kryesisht në veri dhe verilindje.

Asgjë shqetësuese, thjesht re të lehta që nuk sjellin reshje.

Ajo që vihet re jane temperaturat ne rritje deri ne 28 grade celcius, gje e cila nuk eshte aspak normale per kete periudhe percjell shqiptari.net

Mëngjesi i së nesërmes do të jetë më i butë, me 5°C në zonat malore të veriut dhe 11–15°C përgjatë ultësirës perëndimore. Në juglindje pritet deri 6–7°C.

Në mesditë, rritja është më e dukshme: mbi 18°C në zonat malore dhe deri në 24°C në qytetet e shtrirjes perëndimore, sidomos në jugperëndim.

Fundjava vjen me mot perfekt. E shtuna dhe e diela do të jenë kryesisht me diell, temperatura të ngrohta dhe vetëm disa vranësira kalimtare të dielën.

Një fundjavë tipike vjeshte e vonë, por me ndjesinë e pranverës.

Të hënën shtohen ndjeshëm vranësirat. Në mbrëmje mund të nisin edhe reshjet e para.

E marta dhe ditët pas saj pritet të jenë me reshje të shtrira dhe temperatura më të ulëta – pra, ndryshimi i motit është i garantuar.

Në Ballkan tabloja është e qartë: në veri vranësira dhe herë pas here reshje, ndërsa pjesa tjetër e rajonit, sidomos jugu, mbetet me diell dhe temperatura të larta për këtë periudhë. Maksimumet nesër arrijnë deri në 26°C në Shqipëri, Greqi dhe Turqi.

Ndërkohë, Europa Perëndimore përballet me një situatë krejt tjetër: Portugalia, Spanja dhe brigjet perëndimore të kontinentit po kalojnë stuhi të forta, reshje intensive dhe erëra të fuqishme. Europa Qendrore dhe Lindore mbeten më stabël, ndërsa Skandinavia ka vranësira pa reshje.

Në përgjithësi, temperaturat në Europë janë në rënie graduale, përveç juglindjes së kontinentit ku nesër parashikohet një rritje e ndjeshme.

Për Shqipërinë, 24 orët e ardhshme janë të qeta, të ngrohta dhe pa surpriza. Ndryshimet e vërteta nisin javën tjetër.