Aktori Julian Deda ka përkujtuar sot dyvjetorin e ndarjes nga jeta të të atit, aktorit të mirënjohur, Zef Deda, përmes një mesazhi të ndjerë të publikuar në rrjetet sociale.
Teksa ka ndarë një foto me Zefin, Juli e ka cilësuar të atin si figurë të jashtëzakonshme në jetën e tij dhe një njeri me vlera të rralla.
“Dy vjet pa ty zemra ime, heroi im. Gjithmonë do jesh më i miri dhe njerëz si ti janë gjithmonë në paqe me Zotin. Të dua shumë, Babo…! shprehet aktori.