Sot situata nuk mbetet më kaq e qetë.
Në pjesën e dytë të ditës vranësirat shtohen ndjeshëm në të gjithë territorin dhe sjellin reshje, kryesisht në gjysmën perëndimore.
Të martën reshjet do të jenë afatshkurtra, ndërsa e mërkura sjell shi në pothuajse gjithë vendin.
E enjtja dhe e premtja mbajnë reshje të pakta sidomos në jug dhe juglindje, ndërsa pjesa tjetër e vendit kalon periudha më të gjata pa shi.
Të premten pritet një shtrirje më e gjerë e reshjeve, por sërish jo në gjithë territorin.
E shtuna mund të sjellë momente të shkurtra me flokë dëbore në zonat juglindore.
Temperaturat rriten gradualisht nga nesër. Të enjten pritet kulmi i ngrohjes, me minimale rreth 4°C në zonat malore dhe 13–14°C në ultësirë. Maksimumet ngjiten deri në 22°C. Të premten temperaturat bien me 2–3 gradë për shkak të reshjeve, por rikuperohen të shtunën.