Këngëtarja, e cila këtë vit konkurron në Festivalin e Këngës me duetin “Rri”, u fut në live për të folur me ndjekësit… por biseda mori një kthesë të dhimbshme.
E ngarkuar emocionalisht, Fifi tha se po përballet me presione të mëdha dhe “situata të orkestruara” që po e vështirësojnë pjesëmarrjen e saj në festival.
Por momenti më i rëndë erdhi kur në komentet e live-it u përmend djali i saj.
Fifi nuk i mbajti më lotët dhe shpërtheu:
“Çka ju ka ba djali jem? Kujt po ia prish balancën në festival? Mos ma përfshini fëmijën në këtë punë!”
Një apel i fortë i një nëne, që kërkon vetëm pak respekt dhe të mos ngatërrohet djali i vogël në debate që nuk kanë të bëjnë me të.