Categories
Uncategorized

Temperatura deri ne -12 grade, meteorologu tregon se si do te jete moti kete jave

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit për këtë javë të dytë të muajit janar, teksa thekson se do kemi të bëjmë me një përmirësim të motit nga ana e reshjeve.

Ai shton se i ftohti gradualisht do të zbutet nisur që nga territori shqiptar e deri në rajon.

“Këtë javë ka një përmirësim të motit, ku gjatë ksaj jave do kemi alternime të vranësirave por pa reshje.

Problematikë ka qenë rënia e ndjeshme e temperaturave të ajrit me vlera minimale -12 gradë në qytetet e zonave malore.

Nga dita e martë e në vijim do kemi një tërheqje të të ftohtit duke bërë që të kemi rritje të temperaturave të ajrit.

Fundjava do të sjellë vlera negative vetëm në zonat e thella malore. Sot era do të jetë e fortë të paktën deri në orët e pasdites, ndërsa nga e marta e në vijim kemi rënie të intensitetit të parameterit të erës.

Këto temperatura të ulëta që regjistrohen disa gradë nën zero në një pjesë të madhe të territorit shqiptar, ka sjellë dhe ngricat në akset rrugore, por pothuajse e gjithë shtrirja lindore deri të mërkurën do të ketë pësëri një situatë të tillë sepse temperaturat e ajrit do të vijojnë të jenë të ulëta.

Edhe Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, sot do jetë në vlera negative, me minimume rreth -12 gradë në Pudojevë. Në Kosove maksimumet regjistrohen -2 gradë, temperature të ulëta do të jenë edhe në Maqedoni të Veriut me minimume -11 gradë.

Të martën e në vijim edhe në rajon do kemi rritje të temperaturave të ajrit”, u shpreh Hakil Osmani./shqiptari.net