Është fakt i njohur se mënyra më efikase për të humbur peshë është kombinimi i një diete të shëndetshme me ushtrime të rregullta fizike
Sidoqoftë, ka edhe disa mënyra natyrale për ta shpejtuar dj egien e yndyrës dhe për ta përmirësuar shëndetin e përgjithshëm.
Recetë natyrale të cilën mund ta përdorni për t’i arritur rezultatet që gjithmonë i keni dëshiruar, transmeton Telegrafi.
Përbërësit: – Lëngu i gjysmë limoni – Një lugë gjelle mjaltë – Një lugë gjelle kanellë – Një gotë ujë të vakët
Përgatitja: Në një gotë, përzieni lëngun e limonit dhe mjaltën, pastaj shtojeni kanellën dhe përzieni mirë.
Pastaj, shtojeni ujin e vaktë dhe pijeni produktin menjëherë. Përsëriteni këtë një herë në ditë, çdo mëngjes, kur e keni lukthin bosh.
Ky kombinim i fuqishëm e detoksikon trupin, e mbush atë me energji dhe e stimulon procesin e humbjes së peshës.
Përderisa pektina që gjendet në limon e parandalon dëshirën për të ngrënë kanella e rregullon prodhimin e insulinës.
Mbani mend, kjo nuk është pije ma gj ike, por thjesht e shpejton metabolizmin dhe procesin e dj egies së dhjamit. Për rezultate shumë më të mira, ju duhet të bëni edhe ushtrime fizike rregullisht, në veçanti ushtrime kardio./Telegrafi