Sunday, 14 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Aktualitet 27 Jan 2023 1 min lexim

Patate te mbushura: Recete e shpejte dhe ekonomìke per fundjaven tuaj

Redaksia 27 January 2023, 16:32 1,521 views
Patate te mbushura: Recete e shpejte dhe ekonomìke per fundjaven tuaj

Përbërësit qe u duhen per kete recete te fundjaves jane: gjizë, 4 patate, 400 g fasule (të ziera), qepë e njomë, djathë Parmigiano dhe pak mustardë.

Përgatitja eshte teper e lehte dhe aq me teper nuk iu merr dhe shume kohe: Pastroni patatet, shpojini me një pirun dhe vendosini në mikrovalë për rreth 12 minuta.

Ndërkohë, në një enë shtoni gjizën, fasulet, qepët e copëtuara dhe mustardën. Përziejini derisa të përftoni një masë homogjene.

Pritni patatet me një kryq në mes, duke nxjerrë tulin e patateve për të formuar kështu një hapësirë për mbushje.

Shtoni në secilën prej tyre nga masa e përgatitur me gjizë dhe mbi të vendosni pak djathë të grirë. Vendosini në furrë të piqen për rreth 5 minuta, derisa djathi të shkrihet. Ju bëftë mirë!/living