Categories
Uncategorized

Ftohje e papritur dhe reshje dëbore: Paralajmërimi i meteorologes për ditët në vijim

Mbrëmja e sotme dhe nata do të shënojnë një tjetër shtim të reshjeve në gjithë vendin.

Intensiteti rritet sidomos deri në orët e para të mëngjesit të së nesërmes, më pas moti hapet për pak dhe reshjet ndalen.

Qetësia nuk zgjat. Pjesa e dytë e së shtunës sjell një sistem të fortë vranësirash që lë rrebeshe të shpejta, duke hyrë fillimisht nga veriperëndimi e më pas duke zbritur në qendër e jug.

Pas tyre, temperatura bie dhe vendi kalon në mot tipik të ftohtë, me pak shi dhe dëborë në zonat e larta.

E diela vijon me të njëjtën tablo: mot i ftohtë dhe reshje të pakta dëbore në veri, verilindje dhe më pak në juglindje.

Pjesa tjetër e vendit qëndron kryesisht e thatë, me kthjellime të herëpashershme.

E hëna vjen pothuajse pa reshje. Vetëm ndonjë zonë e izoluar mund të marrë ndonjë pikë shiu, por përgjithësisht dita mbetet e qetë.

E marta ndryshon skenarin. Një tjetër sistem i fuqishëm vranësirash hyn mbi vend, duke sjellë reshje të dendura shiu dhe dëborë në zonat malore. Të mërkurën reshjet forcohen edhe më shumë, duke përfshirë gjithë territorin.

Dhjetori nis me pak reshje në dy-tri ditët e para, por më pas rikthehet shiu me intensitet të lartë.

Temperaturat pësojnë rënie të dukshme. Nesër në mesditë ulen me rreth 3 gradë, maksimumi zbret në 16°C. E diela dhe e hëna janë ditë klasike dimri: vlera negative në mëngjes në zonat malore, ndërsa mesdita nuk shkon më shumë se 14–15°C. E marta sjell rritje të lehtë në mesditë, ndërsa e mërkura kthehet tek vlerat tipike të nëntorit me reshje të shpeshta.

Kthjellimet më të dukshme priten të dielën dhe veçanërisht të hënën.

Me pak fjalë: fundjava nis si vjeshtë deri të shtunën në mesditë, por mbrëmja e së shtunës, e diela dhe fillimi i javës tjetër sjellin mot dimëror me të gjitha “aksesoret”.

Tabela: