Categories
Uncategorized

Qofte pa mish: Ideale per kete fundjave, behen per 20 minuta

Receta është e thjeshtë, përbërësit janë të shëndetshëm prandaj hidhuni një sy ose ruajeni për më vonë.

Përbërësit:

2 kunguj jeshilë të mëdhenj ose 3 të vegjël, 1 lugë çaji kripë, 1/2 gote me qepë të njoma të prera imët, 1-2 hudhra të shtypura, piper dhe rigon, 2 vezë, 1 gotë miell bajame dhe 1 lugë gjelle miell kokosi.

Përgatitja:

Grijmë kungujt në rende te dhëmbëzat e mëdhaja. I shtrydhim pak me dorë dhe largojmë ujin që do të lëshojnë.

(Nuk i shtrydhim plotësisht). Shtojmë qepët e prera imët dhe hudhrën dhe vezët.

Në fund miellin e bajames dhe kokosit. I përziejmë dhe u japim formë me dorë dhe i skuqim ose i pjekim.

Unë i preferoj të pjekura prandaj parangrohim furrën në 200⁰C dhe i pjekim për afërsisht 20 minuta. I shoqërojmë me kos ose salcë xaxiq sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!/living