Thursday, 23 July 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Moti 28 Jan 2026 1 min lexim

Rreshje intensive shiu: Ministria e Mbrojtjes kerkon te merren masat

Redaksia 28 January 2026, 16:28 531 views
Rreshje intensive shiu: Ministria e Mbrojtjes kerkon te merren masat

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se, bazuar në informacionet e Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme priten reshje shiu në disa qarqe të vendit.

Sipas parashikimeve, reshjet do të jenë lokalisht intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata.

Në këtë kuadër, Ministria u ka bërë thirrje strukturave të Mbrojtjes Civile dhe institucioneve përgjegjëse në nivel vendor dhe qendror të rrisin vëmendjen dhe gatishmërinë për marrjen e masave parandaluese.

Bashkitë në zonat me risk më të lartë janë kërkuar të forcojnë gatishmërinë operacionale dhe të monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme situatën në terren.

Ndërkohë, prefekturat duhet të përcjellin informacionin pranë bashkive dhe të raportojnë në kohë çdo problematikë pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin njoftimet zyrtare në vijim.