Rudina Magjistari u lind në Tiranë dhe është prezantuese në TV Klan. Ajo ka nisur karrierën e saj në televizion që në moshën 15-vjeçare, duke realizuar dhjetëra e dhjetëra programe dhe formate televizive. Dalja e saj e parë ka qenë Programi i Natës së Vitit të Ri përkrah humoristit Koço Devole dhe mē pas suksesi e ndoqi edhe në spektaklin rinor, shumë modern për kohën, “Europa ‘91”.
Rudina Magjistari është një nga moderatoret më të dashura për publikun. Prej disa dekadash ajo nuk ka bërë asnjëherë mungesë në ekran, dhe gjithmonë ka qenë pranë publikut me programin e saj të pasdites.
Shumë njerëz i ka marrë në intervistë, por vetë ka qenë gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private.
Por së fundmi, teksa po shijon disa ditë pushimi në Egjiptin e largët, Rudina ka vendosur të ndajë disa fotografi, si rrallëherë me bashkëshortin e saj.
Një vizitë e këndshme e përmbledhur në një minialbum fotografik, në rrjetin e saj social “Instagram”.