Bakllavaja është pa diskutim mbretëresha e tryezës së Vitit të Ri, një ëmbëlsirë e cila shënjon më së miri këtë festë.
Zonjat shqiptare ndër vite kanë zgjedhur ta përgatisin vetë, herë duke ndjekur recetat e mamave dhe vjehrrave e herë duke shtuar ndonjë detaj të ri nga food bloggers.
Si çdo recetë tjetër edhe bakllavaja kërkon përkushtimin e duhur, ama të njëjtin kujdes duhet treguar edhe për sherbetin pasi është një nga elementët më të rëndësishëm që i jep shijen karakteristike.
Nëse sherbeti i bakllavasë bëhet shumë i hollë, atëherë petat do të zbuten më shumë seç duhet. Nga ana tjetër nëse sherbet del i trashë, bakllavaja humbet shkriftësinë e saj dhe ngurtësohet.
E dini që kripa është sekreti kundër ngrirjes së sherbetit? Shumë shpesh na ka ndodhur që edhe pse kemi ndjekur me përpikëri këshillat e recetave, sherbet i bakllavasë ngrin.
Kështu bakllavaja ngurtësohet dhe mezi mund ta ndash me thi kë për ta shërbyer. Nëse doni që të shmangni këtë problem, mjafton të shtoni te sherbet juaj 1/3 e lugës së çajit me kripë.
Kripa, parandalon sheqerin të ngrijë dhe kështu bakllavaja juan qëndron e butë dhe perfekte për më gjatë.