Për ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga depërtimi i një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të ftohta dhe të lagështa. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave. […]