Wednesday, 10 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Aktualitet 28 Jul 2022 2 min lexim

Krahas dobìve shendetsore, ky çaj njìhet edhe per pastrìmìn e pllakezave e gurezave

Redaksia 28 July 2022, 08:23 1,271 views
Krahas dobìve shendetsore, ky çaj njìhet edhe per pastrìmìn e pllakezave e gurezave

Nëse deri më tani keni dëgjuar të flitet vetëm për përfitimet shëndetësore të çajit jeshil apo të zi, ka ardhur koha të njihni dhe ato të çajit të bardhë, i cili është po aq i dobishëm për organizmin.

Ashtu si çajrat e lartëpërmendur dhe çaji i bardhë është i pasur në antioksidantë, dhe vjen nga bima Camellia sinensis, e njëjta bimë që përdoret për të bërë çajin jeshil dhe atë të zi.

Ai i nënshtrohet përpunimit minimal për të ardhur tek ju si një opsion i një çaji pak të ëmbël, por i pasur me polifenole, dhe komponime të tjera kuruese.

Përfitimet e çajit të bardhë.

Antioksidantët.

Hulumtimet kanë treguar se krahasuar me çajin e gjelbër, çaji i bardhë përmban një nivel të ngjashëm antioksidantësh dhe polifenolësh, të cilat parandalojnë dëmet e shkaktuara nga radikalët e lirë

Shëndeti oral.

Polifenolet dhe taninet e gjendura në çajin e bardhë ndihmojnë në pastrimin e pllakëzave e gurëzave duke parandaluar rritjen e baktereve në gojë falë fluoridit që përmban.

Shpejton djegien e dhjamit

Ashtu si çaji jeshil, çaji i bardhë përmban komponime të cilat në mënyrë natyrale nxisin funksionimin e metabolizmit.

Mbron Shëndetin e Trurit

Çaji i bardhë përmban catechins që mbrojnë trurin nga dëmtimet e shkaktuara nga stresi oksidativ dhe toksiciteti. Antioksidantët e çajit të bardhë gjithashtu mund të ndihmojnë në përmirësimin e funksionit njohës dhe të zvogëlojnë rriskun e sklerozes.