Wednesday, 10 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Aktualitet 2 Sep 2022 2 min lexim

Mund ta benì ne çdo kohe, ky eshte perberesì qe do t’ì jap shìje fantastìke ashures suaj

Redaksia 2 September 2022, 13:01 4,061 views
Mund ta benì ne çdo kohe, ky eshte perberesì qe do t’ì jap shìje fantastìke ashures suaj

Ashurja është një ëmbëlsirë turke që është përgatitur prej kohësh në familjet shqiptare e që tashmë tregtohet dhe blihet me kënaqësi edhe në ëmbëltore. Megjithatë ju mund ta përgatisni në shtëpi për të marrë kënaqësinë e gatimit, por edhe për të pasur garancinë e shijes optimale.

Kjo është receta e plotë e ashures. Përbërësit: Për 4 persona, 300 gr grurë për ashure (grurë të rrahur)

100 gr sheqer të bardhë ose kafë, 100 gr arra, 100 gr bajame, 100gr lajthi, 50 gr rrush të thatë

3-4 fiq të thatë, 3-4 karafila.

Disa kokrra shegë për zbukurim (sipas dëshirës), 2 lugë të vogla kanellë, 2-3 lugë niseshte (sipas dëshirës) Pak kripë.

Hapat qe duhet te ndiqni :

1 Vendosim rrushin e thatë në një enë me ujë të ngrohtë për 15 minuta që të zbutet.

Lajmë mirë grurin dhe e ziejmë në zjarr të ngadaltë me rreth 2-2.5 l ujë derisa të zbutet plotësisht.

I shtojmë sheqerin, pak kripë, rrushin e thatë të shtrydhur nga uji i tepërt, fiqtë e thatë të prerë hollë, kanellën, karafilin dhe arrat e grira duke hequr mënjanë disa për zbukurim.

Në këtë moment, mund të lëmë që lëngu i ashures të trashet vetë duke rritur kohën e zierjes dhe duke e përzier vazhdimisht, apo të shtojmë pak niseshte të tretur në ujë të ngrohtë, për të reduktuar kohën e përgatitjes.

E lëmë në këtë mënyrë të ziejë edhe për pak minuta dhe e shpërndajmë ashuren në tasa duke e spërkatur sipër me pak kanellë, disa kokrra shegë dhe me arrat e mbetura.

E vendosim në frigorifer dhe e konsumojmë të ftohtë.