Wednesday, 10 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Aktualitet 28 Sep 2022 1 min lexim

Aktorì ì njohur ì humorìt feston dìtelìndjen, ja se sa vjeçe mbush sot Behar Mera

Redaksia 28 September 2022, 08:11 511 views
Aktorì ì njohur ì humorìt feston dìtelìndjen, ja se sa vjeçe mbush sot Behar Mera

Behar Mera është një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar. Humori i tij ka rrëmbyer zemrat e gjithë admiruesve të tij. Prej shumë vitesh aktori i humorit është pjesë e estradës shqiptare ku numëron shumë role si në kinema, por gjithashtu është në estrada përkrah shumë aktorëve të tjerë.

Kujtojme me nostalgji kohet dhe humoret e koheve te vjetra me aktoren Rita Lati, ku shikueshmeria e tyre ne ekranet shqiptare ka qene teper e larte.

Sot aktori ka ditëlindjen dhe feston 60 vjetorin e lindjes. Mera aktualisht është aktor në Klanifornia dhe shfaqet çdo të shtunë në ekran ku merr “duartokitje” të shumta nga gjithe publiku.

Behar Mera ka dy vajza nga martesa e tij ku Iva Mera, vajza e vogël e aktorit është e njohur në ekranin shqiptar pasi ka moderuar disa emisione. Gjithashtu ajo ka dalje të shpeshta në ekrane përkrah babait.

Duhet te theksojme se aktori i humorit Behar Mera është nderuar me titullin “Nderi i Qarkut Dibër”.

Mera u vlerësua për kontributin në fushën e artit dhe kulturës ku ka përçuar humorin e hollë dhe batutën therëse të dibranëve. Për aktorin ky titull në vendlindje kishte një domethënie të veçantë.