Wednesday, 10 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Aktualitet 30 Sep 2022 2 min lexim

Mundohunì te mos pìnì qetesues çdo 2-3 ore, por perdorì keto trajtìme natyrale per te larguar dhìmbjen e dhembìt

Redaksia 30 September 2022, 16:29 1,408 views
Mundohunì te mos pìnì qetesues çdo 2-3 ore, por perdorì keto trajtìme natyrale per te larguar dhìmbjen e dhembìt

Dhimbja e dhëmbit na shqetëson të gjithëve. Por si mund të ndalojmë atë vetëm në pak sekonda? Theksojmë që gjithçka shkaktohet nga bak teret në gojë, që ushqehen nga sheqernat dhe ushqimet që hani, prodhojnë acide që gërryejnë smaltin dhe prishin dhëmbët.

Më poshtë janë mënyrat sesi mund të largojmë dhimbjen e dhëmbit:

Ujë i ngrohtë me kripë: Në një gotë ujë të ngrohtë hidhni një lugë gjelle kripë. Uji i kripur do të reduktojë enjtjen dhe inflamacionin që mund të shkaktohet nga dhimbja e dhëmbit. Përdoreni në formë gargare.

Ujë me kripë dhe piper: Përzieni një lugë çaji kripë me një lugë çaji piper dhe pak ujë, bëni një pastë me këto përbërës dhe fërkoni dhëmbin që ju dhemb për disa minuta.

Hudhër: hudhra është një tjetër ilaç efikas për të reduktuar dhimbjen e dhëmbit. Thjesht pritni një thelb hudhre, hidhini pak kripë dhe vendoseni në dhëmbin e inf ektuar. Mbajeni për disa minuta dhe dhimbja do t’ju reduktohet.

Karafil: Vendosni një copë karafil në dhëmb ose bëni ujë të ngrohtë me karafil dhe shpërlani herë pas here gojën.

Xhenxhefil: Bëni çaj xhenxhefili dhe përdoreni në formë gargare. Xhenxhefili është i njohur për vetitë qetësuese.

Kube akulli: Vendosni disa kube akulli në një garzë pambuku dhe vendosini mbi nofullë ose faqe pranë dhëmbit që ju dhemb. Kjo mënyrë do të mpijë zonën përreth dhe do të reduktojë dhimbjet.