Monday, 8 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Politike 20 Dec 2022 1 min lexim

Rama jep lajmìn e mìre per hekurudhen Tìrane-Durres: Ja kur prìtet te mbaroj

Redaksia 20 December 2022, 09:24 425 views
Rama jep lajmìn e mìre per hekurudhen Tìrane-Durres: Ja kur prìtet te mbaroj

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme e ka nisur me kantierin e hekurudhës Tiranë-Durrës.

Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se puna vijon me ritme të larta për të përfunduar në mars të 2024.

“MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i hekurudhës Tiranë-Durrës ku puna vijon me ritme të larta për të përfunduar në mars të 2024, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.

Projekti madhor, pjesë e rrjetit hekurudhor europian, i cili duke nisur nga pranvera e vitit 2024 do të shkurtojë në 12 minuta distancën Tiranë-Rinas dhe në afro 22 minuta kohën e udhëtimit Tiranë-Durrës.

Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e Axhendës së Konektivitetit, që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën, dhe në kuadër të Nismës së Berlinit./(fotoja ne lajm eshte ilustruese).