Monday, 8 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Moti 14 Apr 2023 1 min lexim

Rreshje shìu dhe shtrengata: Motì per dìten e shtune dhe dìten e dìele prìtet te jete nen kushtet

Redaksia 14 April 2023, 17:07 2,477 views
Rreshje shìu dhe shtrengata: Motì per dìten e shtune dhe dìten e dìele prìtet te jete nen kushtet

Vijon edhe për këtë fundjavë vendi ynë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Në këtë mënyrë për ditën e Shtunën moti parashikohet kryesisht me kthjellime por edhe alternime vranësirash deri të dendura në orët e mesditës dhe pasdites.

Këto vranësira në zonën e qendrës dhe veriut do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra ndërsa lokalisht nuk do të mungojnë shtrëngatat.

Për ditën e Diel moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurtra me diell.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme përgjatë gjithë ditës me intenistet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.