Monday, 8 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Politike 4 Jul 2024 1 min lexim

Feston sot ditelindjen: Ja sa vjec mbush sot kryeministri i vendit Edi Rama

Redaksia 4 July 2024, 10:41 731 views
Feston sot ditelindjen: Ja sa vjec mbush sot kryeministri i vendit Edi Rama

Kryeministri Edi Rama feston sot 60 vjetorin e lindjes. Ai lindi më 4 korrik të 1964 në Tiranë.

Kabienti qeveritar dhe grupi parlamentar i PS mëngjesin e sotëm kanë shkuar në kryeministri, për të surprizuar kryeministrin, në këtë përvjetor të veçantë.

Ai e nisi karrierën politike në vitin 1998, ku u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Një post që e mbajti për 2 vite.

Në vitin 2000, Rama u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ai u rizgjodh në të njëjtën detyrë në vitin 2003 dhe 2007.

Në vitin 2013 Rama u zgjodh kryeministër i Shqipërisë.

Në vitin 2017 u rizgjodh në krye të qeverisë, dhe në zgjedhjet e 25 prillit të 2021, Rama mori mandatin e tretë, si i vetmi kryeministër që merr tre mandate radhazi gjatë viteve të pluralizmit politik.