Categories
Uncategorized

Kujdes nga Bananet që piqen në anije, kanë shumë më pak triptofan dhe antioksidantë

BANANIA – USHQIMI I TRURI, GJAKUT DHE ZORRËS

❇️ Banania është një nga burimet më të mira natyrore të triptofanit, një aminoacid që trupi e shndërron në serotoninë hormonin e mirëqenies.
Kjo ndihmon në uljen e ankthit, depresionit, pagjumësisë dhe nervozizmit.

❇️ Një banane e vetme përmban rreth 450 mg kalium, një mineral kyç për:

📍Rregullimin e tensionit të gjakut

📍Funksionin muskulor dhe kardiak

📍Parandalimin e aritmisë dhe ngërçeve muskulore

💥Studimet e Harvard T.H. Chan School of Public Health tregojnë se një dietë e pasur me kalium ul rrezikun e goditjeve në tru me 21%.

❇️Pektina dhe fibrat –detoksi natyral i zorrëve
Pektina e bananes formon xhel në zorrë, që lidh toksinat dhe kolesterolin e keq (LDL).
Kjo ndihmon në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë dhe uljen e kolesterolit me 5–10% në konsum të përditshëm.
Gjithashtu, banania ka fibra prebiotike që ushqejnë bakteret e mira (Bifidobacteria) në zorrë.

❇️ Një studim i publikuar në Food Chemistry (2010) zbuloi se lektina e bananes ndalon shumimin e qelizave të leuçemisë dhe disa lloje kanceresh të tjera.
Kur kombinohet me vitaminën C (nga agrumet), efekti antioksidues shumëfishohet.

❇️ Aleate për celiakët dhe zorrën e irrituar
Banania e pjekur mirë përmban amilozë të ulët dhe pektinë të tretshme, gjë që e bën shumë të përshtatshme për njerëzit me celiaki, intolerancë ndaj glutenit ose sindrom të zorrës së irrituar (IBS).
Shëron mukozën e dëmtuar të zorrëve dhe ndihmon rigjenerimin e saj.

⬇️ Kombinimet terapeutike:
📌Banane + Papaja rrit ndjeshëm enzimat tretëse (papainë, amilazë) dhe ndihmon tretjen.
📌Banane + Xhenxhefil vepron kundër infeksioneve urinare dhe ndihmon fshikëzën.
📌Banane + turmerik ndihmon pastrimin e pankreasit dhe përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës.
📌Banane + Kivi kombinim ideal për kapsllëk dhe për pastrimin e zorrës së trashë.

✅ Bananet dhe diabeti

Shpesh keqkuptohet si “frut i ndaluar”, por banania (sidomos e papjekur mirë) ka indeks glikemik të moderuar (42–55) dhe përmban niseshte rezistente që ngadalëson përthithjen e sheqerit.
Konsumuar në mëngjes ose pas stërvitjes, stabilizon glukozën dhe jep energji pa rritje të mprehtë të insulinës.

✅ Kundër anemisë
Banania përmban hekur, folate dhe vitaminë B6, që ndihmojnë prodhimin e hemoglobinës.
Kombinimi banane + hurma arabie + arrë kokosi përdoret në shumë klinika ajurvedike për aneminë dhe rikuperimin pas menstruacioneve.

✅ Ndihmon funksionin e veshkave duke nxjerrë tepricën e kripërave.
✅ Ka efekt alkalizues për pankreasin dhe mëlçinë.
✅ Flavonoidet e saj ndihmojnë edhe në uljen e simptomave të astmës, duke qetësuar rrugët e frymëmarrjes.

⬇️Banania

📍 ul kortizolin (hormonin e stresit)
📍 përmirëson përqendrimin dhe kujtesën
📍 ndihmon tek fëmijët hiperaktivë ose me vështirësi në gjumë.

⚠️ Kujdes
Bananet që vijnë të gjelbra e piqen me etilen artificial ose amoniak në anije, kanë shumë më pak triptofan dhe antioksidantë sesa ato që piqen natyrshëm.

Në vendet tropikale ku prodhohen (Kosta Rika, Ekuador, Kolumbi), përdoren rreth 30 lloje kimikatesh, përfshirë:
Klorotalonil, një fungicid i lidhur me dëmtimin e mëlçisë
Imidacloprid, një pesticid që ndikon në sistemin nervor (i ndaluar në disa vende të BE-së)

Zgjidh banane organike ose të pjekura me avull, dhe laji gjithmonë mirë përpara konsumit.
Ndjej aromën,nese nuk ka atehere dysho…
Altin Joka