Sunday, 28 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Aktualitet 21 Oct 2025 1 min lexim

Si paraqitet deri më tani gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano?

Redaksia 21 October 2025, 09:31 1,190 views
Si paraqitet deri më tani gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano?

Parametrat e ish-kryetarit të PS dhe ish-kryeministrit Fatos Nano mbeten stabël.

Burime nga stafi mjekësor bëjnë me dije se situate neurologjike e ish-liderit socialist mbeten njësoj pa ndryshime.

Ditën e djeshme, spitali privat ku ndodhet i shtruar Nano njoftoi se prej ditësh ai ndodhet i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator.

“Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator.

Aktualisht pacienti konsiderohet ne gjendje shume te rende ,me prognoze te rezervuar!”, njoftoi spitali.

Ndërkohë familja, miqtë dhe ish-bashkëpunëtorët e tij të afërt kërkojnë në këto momente vetëm qetësi dhe janë të rezervuar për komente në media.