Tuesday, 16 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Shendet 16 Jun 2026 2 min lexim

Kasius, kjo eshte arsyeja perse duhet te konsumoni 4 cope ne dite: Duke filluar nga Migrena

Redaksia 16 June 2026, 08:05 26 views
Kasius, kjo eshte arsyeja perse duhet te konsumoni 4 cope ne dite: Duke filluar nga Migrena

Cashew, njohur ndryshe në shqip si arrat kasius, ndoshta nuk mund të mos jenë aq popullore sa frutat e tjera të thata si arrat, lajthitë apo bajamet, por e sigurt që janë po aq të shëndetshme. Dhjetra hulumtime janë zhvilluar për të dalë në përfundimet e mëposhtme: Ja pse duhet të konsumoni çdo ditë nga 4 cashew.

1. Lëkura juaj do të fillojë të shkëlqejë
Cashew janë një burim i shkëlqyeshëm i bakrit dhe antioksidantëve, element shumë të dobishëm për lëkurën. Antioksidantët luftojnë radikalet e lira dhe ngadalësojnë procesin e plakjes së qelizave. Dhe bakri, së bashku me enzimat e tjera, prodhojnë kolagjenin që është përgjegjës për rritjen e elasticitetit të lëkurës tuaj.

2. Do të sëmureni më rrallë
Cashews janë gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i zinkut. Ky element kimik është i rëndësishëm për rritjen e sistemit imunitar dhe prodhimin e enzimave antioksiduese.

3. Kocka më të forta
Vetëm një grusht nga ky frut i thatë mund të sigurojë rreth 30% të vlerës ditore për bakër dhe 20% për magnez. Bakri është minerali që promovon zhvillimin e kockave dhe indit lidhës, ndërsa magnezi ndihmon trupin tuaj të thithë kalciumin dhe zvogëlon rrezikun e shfaqjes së osteoporozës.

4. Shëndeti i syve
Cashew janë të pasura me lutein dhe zeaxanthin, antioksidantë që janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Zeaxanthin gjithashtu mbron retinën tuaj nga rrezet e dëmshme UV.

5. Migrena
Mungesa e magnezit mund të çojë në shumë probleme shëndetësore, duke përfshirë tensionin e lartë, dhimbje koke të shpeshta dhe dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit tuaj. Casheë janë një burim i mirë i magnezit, ndaj bëni mirë të konsumoni çdo ditë nga një grusht me këto arra.