PËRBËRËSIT:
1 pulë, 1-2 gota miell misril, 1ugë gjelle gjalpë, 1 lugë gjellë vaj ulliri, 1.5 litër ujë, kripë dhe piper i kuq.
PËRGATITJA:
Në një tenxhere me pak gjalpë kaurdisim pjesët e pulës.
Më pas shtojmë ujë dhe i lëmë të ziejnë.
Në një tigan hedhim miellin e misrit dhe shtojmë gradualisht buljonin e përftuar nga zierja e pulës.
E trazojmë mirë që mielli të mos krijojë kokrra, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe këtë masë e kalojmë në një tavë.
Vendosim pjesët e pulës dhe e spërkasim sipërfaqen me piper të kuq.
E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta. Ju bëftë mirë!