Thursday, 23 July 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Moti 19 Dec 2025 1 min lexim

Nata e vitit te ri me rreshje debore? Ja se cfare thote meteorologu

Redaksia 19 December 2025, 06:37 809 views
Nata e vitit te ri me rreshje debore? Ja se cfare thote meteorologu

Ndërrimi i viteve në Kosovë duket se do jetë me reshje bore, po edhe temperatura ekstreme polare.

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka thënë se do të ketë mjegull në ditët në vijim dhe se pritet të ketë borë në fundvit.

“Nën ndikimin e presionit të lartë atmosferik, mjegulla do të vazhdojë edhe ditëve në vijim të jetë presistente në vendin tonë dhe më gjerë. Mot i ndryshueshëm dhe me reshje bore pritet në pjesën e dytë të javës që vjen. Zhvillimet aktuale preliminare, na paralajmërojnë për një ndërrim të motmoteve me reshje bore dhe acar që mund të përshkohet me temperatura polare edhe deri – 20°C!”– shpjegoi ai.