Situata termike është normalizuar në pjesën më të madhe të Shqipërisë, por zonat malore mbetën edhe mëngjesin e sotëm në vlerat termike -7°C, -8°C.
Pasditja vonë e ditës së sotme pritet me rreshje shiu dhe dëbore. Dëbora do të zbres në 500 metra lartësi sontë vonë në mbrëmje.
Zonat e ulëta dhe bregdetare kanë kaluar në vlera pozitive për sa i përket temperaturave. Vranësirat do të jenë të dukshme dhe të pranishme gjatë gjithë ditës në Shqipëri.
Përsa i përket ditëve në vijim, do të mbetemi me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Dita e shtunë nis me rreshje shiu në zonat e ulëta dhe bregdetare dhe rreshje dëborë në 600-700 metra lartësi nga niveli i detit dhe më lartë, bënë me dije meterologia Tanja Porja.
Kemi një rritje të vlerave termike gjatë së shtunës, ku temperatura më e ulët do të jetë -6°C dhe ajo me e lartë 13°C.
E diela vijon me një rënie të lehtë prej 2 gradë, por filllimi i javës, dita e hënë nis me 3 gradë celcius më ngrohtë në territorin Shqiptar duke arritur deri në 17 gradë celcius. Ky maximum flitet për zonat e ulëta dhe bregdetare.