Përveç cilësive të shumta dhe ndikimeve pozitive në shëndet, bananet mund të përdoren edhe si trajtues për lëkurën.
Përdorni një lëkurë bananeje organike që është e verdhë me njolla të errëta, por jo një banane të pjekur më tepër se ç’duhet apo me lëkurë jeshile. Me pjesën e bardhë brenda bananes fërkoni zonën e prekur nga pu çrrat të lëkurës suaj dhe lëreni mbi lëkurë për 2 orë.
Fërkoni përsëri fytyrën në zonën e prekur me lëkurën e nxirë dhe mos i lani mbetjet e saj. Mundësisht lëreni të veprojë kështu mbi lëkurë përgjatë gjithë natës. Mund të vazhdoni përdorimin e lëkurës së bananen një herë në ditë derisa puçrrat në fytyrë të largohen ose të vëreni ndryshim.
Duhet të vëreni rezultatet. Nëse ky trajtim nuk i pakëson aknet, konsultohuni me mjekun. Lëkurët e bananes përmbajnë luteinë, një antioksidant, një karotenoid i lidhur me vitaminën A. Këto veti do të ndihmojë në uljen e inflamacionit.
Edhe pse diçka e tillë nuk është vërtetuar klinikisht, diçka e tillë funksionon dhe me shumë gjasë, mëngjesin tjetër nuk do të keni asnjë pu çërr në fytyrë.