Wednesday, 10 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Aktualitet 19 Nov 2021 1 min lexim

Sì do te jete motì gjate muajìt Dhjetor dhe a do te vìjojne perserì

Redaksia 19 November 2021, 14:32 425 views
Sì do te jete motì gjate muajìt Dhjetor dhe a do te vìjojne perserì

Moti parashikohet këtë fundjavë të jetë me diell e temperatura mbi vlerat normale të vjeshtës. Sinoptikania Lajda Porja në një komunikim direkt u shpreh se mëngjeset do jenë të freskëta, ndërsa mesdita pritet të arrijë deri në 24 gradë C.

Ajo paralajmëron ndryshme të ndjeshme që nga dita e hënë, ku do ketë reshje shiu në një pjesë të madhe të territorit të vendit, edhe pse me intensitet të ulët.

Sipas saj, dita e martë dhe e mërkura do jenë nën karakteristikat tipike të vranësirave të stinës, por temperaturat nuk do pësojnë ulje.

Në fund, Porja shprehet se edhe dhjetori do jetë në të njëjtat kushte, duke mbyllur kështu një vit të nxehtë, sa u përket vlerave minimale dhe maksimale të temperaturave të ajrit.