Monday, 29 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Aktualitet 21 Mar 2022 1 min lexim

Zyrtarìsht / Kur prìtet te vìj pranvera dhe cìla do te jete dìta e pare sìpas meteorologes

Redaksia 21 March 2022, 08:47 13,449 views
Zyrtarìsht / Kur prìtet te vìj pranvera dhe cìla do te jete dìta e pare sìpas meteorologes

Zyrtarisht dje ka qenë dita e parë e pranverës, por ne duhet të presim pas të mërkurës për të shijuar kushtet e motit të pranverës në hemismerën veriore, por edhe në gadishullin Ballkanik.

Gjithë Ballkani është në temperatura ngricash.

Mëngjesin e sotëm jemi në -4,-5 gradë celcius, gjithashtu edhe nesër do të jemi në të njëjtat kushte dhe më në fund, pas të mërkurës presim ditët e ngrohta, bën me dije meteorologia Tanja Porja.

Sot në mesditë, temperaturat pritet të ngjiten në 13°C, kushtet e motit do të jenë të kthjellëta, por prezenca erës do ta bëjë motin të duket më i ftohtë.

Dita e martë mbetet me motë të ftohtë në mëngjes, pra kemi rreth -4 gradë në zonat e thella malore, por kemi një rritje të temperaturave gjatë orëve të mesditës.

Të mërkurën një rritje të ndjeshme në të dy vlerat e termometrit. Moti pak a shumë në të njëjtën tablo sinoptike, kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Është dita e enjte ajo që në zonat malore nuk kemi më poshtë se 0 gradë, pra vetëm në zonat e izoluara 0 gradë, por kemi 19°C apo 20°C në orët e mesditës.