Sunday, 5 July 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Aktualitet 19 Aug 2022 1 min lexim

Erdhì koha e kompostos se pjeshkes: Ja hapat se sì mund ta pregatìsnì dhe çfare duhet tì hìdhnì per te pasur shìje

Redaksia 19 August 2022, 08:50 3,179 views
Erdhì koha e kompostos se pjeshkes: Ja hapat se sì mund ta pregatìsnì dhe çfare duhet tì hìdhnì per te pasur shìje

PËRBËRËSIT: 2 kg pjeshka, 400 g sheqer dhe 1 l ujë.

PËRGATITJA: Në fillim vendosim në zjarr ujin me sheqerin dhe e përziejmë mirë, pasi të marrë valë e lëmë në zjarr për 5 minuta. Ndërkohë lajmë dhe qërojmë pjeshkat, i ndajmë në tre pjesë dhe u heqim bërthamën.

Në kavanozat e sterilizuar rreshtojmë pjeshkat, ju hedhim shurupin e ftohtë sa të mbulohen dhe i mbyllim me kapak. Në zjarr vendosim një tenxhere të thellë,poshtë vendosim një peshqir, vëmë kavanozat me kokë lart.

E mbushim tenxheren me ujë derisa të mbulohen kavanozat. Pasi të marrë valë e lëmë në zjarr për 20 minuta.

Fikim zjarrin, i marrim kavanozat ashtu nxehtë dhe i vendosim me koke poshtë në një peshqir, i mbulojmë me një peshqir tjetër dhe i lëmë ashtu derisa të ftohen. I ruajmë në një ambient të freskët dhe të errët.