Hurmat, fruta të pasura me ushqyes, kanë vërtetuar se janë aleatë të vlefshëm për zemrën dhe rregullojnë funksionet e zorrëve. Le të shohim më në detaje.
Hurma: Burim i përfitimeve
Fruta ushqyese dhe të pasura me energji, që kanë vlera laksative dhe diuretike. Ato janë gjithashtu të pasura me kripëra minerale, dhe veçanërisht me kalium, thelbësore për ruajtjen e lëngjeve në qeliza.
Shquhen për sasinë e lartë të vitaminës C, veçanërisht tek frutat shumë të pjekura.
Kur ajo është e papjekur është e pasur me tanin i cili i jep një shije të idhët. Në fund të procesit të pjekjes, tanina zvogëlohet ndërsa sheqernat rriten, duke i dhënë hurmës shijen e saj tipike. Të gjitha këto përfitime mund të jenë të dobishme për ata që vuajnë nga anemia.
Të shkëlqyeshme kundër kolesterolit
Hurmat mbrojnë zemrën tonë dhe ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëm undjeve kardiovaskulare. Të pasura me antioksidantë, fibra dhe minerale, ato parandalojnë aterosklerozën koronare dhe ndërlikimet e saj.
Përveç kësaj, falë flavonoidit të quajtur Astragaline që përmban, redukton presionin e gja kut dhe ndihmon ata që vuajnë nga hipert ensioni. Kjo do të thotë të kesh një zemër të shëndetshme.
Rregullatorë të shkëlqyer të zorrëve
Hurmat gjithashtu janë një mik i çmuar për ata që vuajnë nga kapsllëku ose koliti, në fakt ato ndihmojnë në rregullimin e funksioneve të zorrëve.
Përmbajtja e lartë e fibrave (2.5% në 100 g produkt) e bën atë një ilaç të jashtëzakonshëm kundër kapsllëkut dhe mbajtjes së ujit. Në fakt, fibrat janë të çmuara për të rivendosur florën e zorrëve dhe për të ndihmuar në ruajtjen e një mikrobiomi të shëndetshëm.
Kur dhe sa hurmë të marrin?
Kundër kapsllëkut
Nëse vuani nga kapsllëku dhe /ose mbajtja e ujit, rekomandohet të merrni një hurmë në mëngjes, kur trupi është më i pranueshëm: në këtë rast preferohet e pjekur mirë, pa fara ose lëkurë.
Nëse vuani nga koliti
Nëse vuani nga koliti, hurma duhet te konsumohet në mëngjes, por duhet të jetë pak e papjekur. /Revista Psikologjia/