Friday, 12 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Kuzhine 27 Nov 2022 1 min lexim

Receta e pìteve me mìsh e cìla do te bej femìjet dhe te rrìturìt te lepìne gìshtat

Redaksia 27 November 2022, 17:26 1,677 views
Receta e pìteve me mìsh e cìla do te bej femìjet dhe te rrìturìt te lepìne gìshtat

Sot kemi përgatitur pite me mish.

Një recetë e thejshtë dhe shumë e lehtë për t’u përgatitur në shtëpi, që me siguri do të kënaqë të gjithë pjesëtarë e familjes.

Ideale për t’u shoqëruar e kombinuar edhe me gatime të tjera, siç janë supat e lehta apo sallatat e freskëta të stinës.

Përbërësit: 400 g miell, 200 g kos, 1 vezë, kripë dhe sodë buke. Mbushja: 1 karotë, 1 qepë, 1 degë selino, 500 g mish i grirë, 400 g salcë domatesh, 200 ml verë e bardhë, borzilok dhe rigon.

Përgatitja: Formojmë brumin e piteve ku fillimisht përziejmë miellin me kripë dhe sodë buke. Shtojmë kosin dhe vezën dhe punojmë brumin derisa të lidhet dhe të bëhet një masë.

E ndajmë në 10 pjesë dhe secilën e hapim me petës sa madhësia e tiganit. I skuqim me vaj të nxehtë nga të dyja anët.

Në tigan kaurdisim, qepën, karotë dhe selino, shtojmë mishin, kripë, piper dhe e shuajmë me verë pasi mishi të skuqet e të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë salcën dhe erëzat dhe e ziejmë derisa të trashet e të humbasë lëngjet. E vendosim me lugë mbi pitet e skuqura./living