Sunday, 14 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Aktualitet 30 Jan 2023 1 min lexim

Sì prìtet te jete fìllìmì ì muajìt Shkurt dhe kur prìtet te nìsìn rreshjet e shìut sìpas meteorologut

Redaksia 30 January 2023, 14:27 579 views
Sì prìtet te jete fìllìmì ì muajìt Shkurt dhe kur prìtet te nìsìn rreshjet e shìut sìpas meteorologut

Hakil Osmani nga metoalb për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania tha se këtë javë moti do të jetë i qëndrueshëm por nga mesi i javës do të ketë reshje të pakta shiu dhe dëbore në zonat malore.

Ai bëri me dije se temperaturat do të jenë të ulëta, por do të rritën në fundjavë.

“Këtë javë do të ketë mot të qëndrueshëm. Do të ketë alternime e vranësira. Nga mesi i javës mund të ketë reshje të pakta shiu të izoluara e reshje dëbora në zonat malore.

Përsa i përket temperaturave të ajrit do të kemi një javë tipike dimërore, me minimumin që luhatet -5-(-4) gradë celsius në qytetet e zonave malore, ndërsa në fshatrat e thella.

Fundjave sjell një rënie të temperaturave të ajrit me 3 gradë celsius”- tha ai.