Friday, 12 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Aktualitet 10 Mar 2023 1 min lexim

Cìla është CV e tyre? Arjan Konomì nuk permbahet kundrejt opìnìonìsteve te Bìg Brother

Redaksia 10 March 2023, 12:39 613 views
Cìla është CV e tyre? Arjan Konomì nuk permbahet kundrejt opìnìonìsteve te Bìg Brother

Në një postim në Instagram, Arjan Konomi u rikthye pas në kohë, ku u ndal te eksperienca e tij si opinionist në “Big Brother”, koment që nga shumë ndjekës online u konsiderua si thumb për Arbër Hajdarin dhe Zhaklin Lekatarin, dy opinionistët aktualë të BBVA.

“15 vite më parë!!! Opinionisti zgjidhej në bazë të një përvojë profesionale në media dhe jo rastësisht!

Po opinionistët që shohim sot ekraneve televizive nga vijnë? Çfarë kanë bërë në media? Cila është CV e tyre? Çfarë eksperience të mëparshme kanë?” shkruan Arjan Konomi.

“Si mund të lihen programe me audiencë rekord në dorën e pseudo-opinionistëve anonimë? Impakti i madh publik kërkon tepër profesionalizëm…sa keq që ndodh e kundërta!!!”

Arjan Konomi thumbon Arbër Hajdarin dhe Zhaklin Lekatarin?

Më pas, Konomi ndryshoi mbishkrimin duke shkruar vetëm: “Na ishte njëherë…15 vjet më parë!!! Përvoja profesionale në media të bën opinionist!”/albeu.com