Wednesday, 10 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Aktualitet 20 Apr 2023 1 min lexim

Ky ìshte perberesì qe Albert Ajnshtajnì e konsumonte thuajse gjìthmone ne mengjes

Redaksia 20 April 2023, 08:39 2,935 views
Ky ìshte perberesì qe Albert Ajnshtajnì e konsumonte thuajse gjìthmone ne mengjes

A keni menduar ndonjëherë, cili ishte mëngjesi i Albert Ajnshtajnit?

Ka qenë shërbëtorja e tij, Herta Waldow, e cila ka zbuluar përmes librit të saj se çfarë hante fizikani i famshëm çdo mëngjes.

Ajo thotë se vezët e skuqura ishin të pandashme për fizikanin e njohur.

“Profesori hante gjithmonë vezë të skuqura, pothuajse çdo ditë. Të paktën dy… Atij i pëlqenin veçanërisht kërpudhat, pasi i hante tri herë në ditë”.

Mëngjesi i tij përfshinte edhe mjaltë, të cilin, sipas librit, e porosiste me kilogramë në mënyrë që të kishte gjithnjë bollëk.

Pra, pavarësisht origjinës hebre, ai nuk zgjodhi ta niste ditën me vezë dhe salsiçe.

Këtu duhet të theksojmë se megjithëse ka raporte për dietën që ndiqte Ajnshtajni, në vitet e fundit të jetës së tij ai u bë një vegjetarian i rreptë.