Wednesday, 10 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Aktualitet 26 Jun 2023 1 min lexim

Freskohen temperaturat naten, meteorologìa tregon sì do te jete kjo jave per ju

Redaksia 26 June 2023, 07:51 1,121 views
Freskohen temperaturat naten, meteorologìa tregon sì do te jete kjo jave per ju

Meteorologia e Meteoalb, Lajda Porja tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se javë në vazhdim pritet të jetë me mot të qëndrueshëm dhe ditë me diell.

Kjo javë nuk do të ketë luhatje drastike të temperaturave në krahasim me valët e të nxehtit afrikan.

Temperaturat do të luhaten në 16 gradë celsius në vlerat minimale, ku mund te themi qe kemi nje renie ne krahasim me javen qe lame pas dhe jo më shumë se 34 në vlerat maksimale.

Mesi i javës do kulmojë me temperatura 34 gradë celsius. Zonat me temperatura më të larta do jetë Elbasan, ndërsa në bregdet do jetë më freskët, me temperatura 30-31 gradë celsius.