Wednesday, 10 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Aktualitet 25 Jul 2024 1 min lexim

Zonat ku pritet te kete rrebeshe dhe bresher, meteorologu tregon se si do te jete fundjava

Redaksia 25 July 2024, 21:07 4,006 views
Zonat ku pritet te kete rrebeshe dhe bresher, meteorologu tregon se si do te jete fundjava

Mbyllja e kësaj jave duke vazhduar edhe neser pritet të sjellë ulje të temperaturave të ajrit, duke bërë që vlerat maksimale të mos i kalojnë 36 gradë celsius.

Meteorologu i Meteoalb Hakil Osmani tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se e premtja ne disa zona do të shoqërohet me vranësira dhe me reshje në orët e pasdites.

Në juglindje do të ketë rrebeshe dhe breshër.

Dita e premte pas mesdites do të sjellë rënie më të madhe të temperaturave, duke bërë që maksimumet të mos i kalojnë 34 gradë celsius.

Në fundjavë moti do të jetë i qëndrueshëm, por maksimumet nuk do t’i kalojnë 37-39 gradë celsius.