Thursday, 11 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Moti 4 Oct 2024 1 min lexim

A do te kete rreshje shiu gjate fundjaves? Ja se si do te jete moti ne te gjitha qytetet

Redaksia 4 October 2024, 13:47 1,388 views
A do te kete rreshje shiu gjate fundjaves? Ja se si do te jete moti ne te gjitha qytetet

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Në këtë mënyrë, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por përgjatë ditës nuk do të mungojnë edhe alternimet e kthjellimeve kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s por, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 6-10m/s.

Detajet :