Saturday, 13 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Aktualitet 19 Dec 2024 1 min lexim

Thyen heshtjen ish-burri i Parashqevi Simakut

Redaksia 19 December 2024, 07:26 1,705 views
Thyen heshtjen ish-burri i Parashqevi Simakut

Djali i Parashqevi Simakut nuk ka pranuar të takonte nënën e tij, u shpreh ish-bashkëshorti i artistes, Robert Nolfe, në një intervistë për “Top Story”.

Sipas tij, i vetmi rast kur djali ra dakord ta takonte nënën e tij ishte sot, pas ndërmjetësimit te disa personave.

“Ne kemi pyetur nëse donte ta takonte dhe ai ka thënë jo deri dje. Sot e pyeta nëse ishte i gatshëm dhe ai tha po.

Unë i kam dhënë një deklaratë me shkrim, dua vetëm që familja të ribashkohet dhe ajo të jetë thesari i humbur që është rigjetur.

Fundi është i bukur dhe kjo histori do të mbarojë e bukur”, tha Nolfe.