Saturday, 13 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Aktualitet 6 Jan 2025 1 min lexim

Meteorologia Gjoni tregon qarqet që do kenë probleme nga reshjet

Redaksia 6 January 2025, 13:43 3,623 views
Meteorologia Gjoni tregon qarqet që do kenë probleme nga reshjet

Diellit të ditëve të para të vitit të ri i lënë vendin reshjeve të shiut, ndërkohë në fundjavë pritet të ketë dhe rënie të temperaturave.

Specialistja, Anira Gjoni, nga Instituti i Gjeoshkencave tha tha se duke filluar nga dita e nesërme në vendin tonë do të rikthehen reshjet e shiut.

“Duke filluar nga e marta dhe ditët në vazhdim i gjithë territori do të përfshihet nga reshjet e shiut” tha Anira Gjoni.

Kryesisht shiu do të jetë me intensitet të dobët thuajse në të gjithë qarqet, përveç Shkodrës dhe Kukësit ku reshjet do të kenë intensitet më të lartë.