Categories
Uncategorized

Rrëfehet Mimi Kodheli: Prindërit e mi kanë qenë spiker në radio, janë njohur duke folur njëri rusisht e tjetri bullgarisht

Ish-ministrja e Mbrojtjes, deputetja socialiste Mimi Kodheli ka zbuluar nje “sekret” nga historia e njohjes së prindërve të saj.

Ajo ka treguar se babai fliste bullgarisht ndërsa nëna rusisht dhe punonin si spiker në radion Tirana, për këto gjuhë, pasi kishin studiuar në këto vende.

“Prindërit e mi janë njohur duke folur njëri rusisht dhe tjetri bullgarisht, në radion e jashtme apo radion e vjetër të themeluar shumë herët, rreth viteve ’60 në mos gaboj, e cila e kishte ndërtesën në rrugën e Kavajës.

Pa u ndërtuar kjo ndërtesë ku jemi ne sot. Më pas babai im ka vazhduar të jetë një spiker I bullgarishtes dhe të punojë në radion e jashtme për shumë vite. Por unë ngaqë frekuentoja shkollën fillore ushtrimore “Kosova” kur kthehesha nga shkollla kthehesha në koridoret e punës së babait tim”, rrëfeu Mimi.

Ish deputetja ka treguar më herët se babai ka qenë ai që i ka vendosur emrin, frymëzuar nga “La boheme” e Giacomo Puccini-t, pasi i ati ka qenë i dashuruar me muzikën klasike italiane, edhe pa studiuar muzikë./Living.al