Saturday, 13 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Moti 3 Mar 2025 1 min lexim

Moti merr kthese te papritur: Ja sa grade do te shkojne temperaturat kete jave

Redaksia 3 March 2025, 08:18 1,398 views
Moti merr kthese te papritur: Ja sa grade do te shkojne temperaturat kete jave

Sipas parashikimeve te Motit, qarkullimi anticiklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata dhe të ngrohta pritet të na shoqërojë në pjesën më të madhe të ditëve, për javën që presim përpara percjell shqiptari.net nga SHMU.

Reshjet e shiut do të jenë të dobëta dhe prezente vetëm në jug të vendit, ditën e hënë, ndërsa nga dita e martë e në vijim do të kemi mot të qëndrueshëm, me diell dhe rritje të ndjeshme të temperaturave në orët e mesditës.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje, me shpejtësi mesatare deri 8m/s, dhe valëzimi në detet Adriatik e Jon, i ulët i forcës 1-2ballë.

Tabela e detajuar :