Emina Çunmulaj zbulon arsyen perse nuk i publikon fytyrat e fëmijëve të saj në rrjetet sociale
Redaksia
9 March 2025, 14:29
739 views
Emina Çunmulaj është një personazh mjaft aktiv në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit e saj momente të shumta nga përditshmëria.
Prej shumë vitesh tashmë, Emina ka zgjedhur që fëmijët e saj të mos i ekspozojë në rrjetet sociale dhe pas këtij vendimi ka disa arsye tepër të forta.
Modelja e njohur ka bërë një komunikim virtual me ndjeksit e saj në Instagram, të cilët i kanë drejtuar pyetje të shumta.
Një ndër pyetjet që i është bërë modeles ka lidhje me ekspozimin e fëmijëve në rrjetet sociale.
“Pse nuk i ekspozon fëmijët?“, shkruan një përdorues i rrjeteve sociale.
“Ka shumë arsye”, i është përgjigjur modelja me famë botërore, duke shtuar:
“PËR SIGURI. KA NJERËZ ME MENDJE TË SËMURË. FËMIJËT E MI JANË SULMUAR NË TË SHKUARËN NGA NJERËZ TË SËMURË MENDËRISHT. NDOSHTA ATA NUK DËSHIROJNË TË JENË PJESË E PLATFORMËS QË UNË E KAM NDËRTUAR PËR VETEN TIME. ATA JANË SHUMË TË VEGJËL PËR TA VENDOSUR KËTË GJË MOMENTALISHT POR NDOSHTA NJË DITË MUND TË MË THOTË QË MAMI PËRSE MA KE ZBULUAR FYTYRËN, UNË NUK DO E DOJA KURRË KËTË GJË. DHE LISTA VIJON AKOMA EDHE MË SHUMË…”.
Kursi i kembimit per diten e sotme: Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe…
We use cookies
We use cookies to improve your experience and to serve personalized ads via Google AdSense. By continuing to browse, you accept our
Privacy Policy and the use of cookies.