Sunday, 14 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Aktualitet 12 Mar 2025 1 min lexim

Shtohen pacientët me sëmundjen e tiroides “Hashimoto”, Covidi shpërtheu rastet e fshehura

Redaksia 12 March 2025, 09:26 5,124 views
Shtohen pacientët me sëmundjen e tiroides “Hashimoto”, Covidi shpërtheu rastet e fshehura

7% e popullsisë në botë vuan nga Hashimoto, sëmundja autoimune e tiroides.

Europa zë vendin e dytë pas Afrikës për numrin më të lartë të rasteve të prekur.

Në Shqipëri nuk ka shifra të sakta në lidhje me sëmundshmërinë nga Hashimoto, por mjekët po konstatojnë shpërthim të rasteve pas pandemisë së COVID-19.

Endokrinologu Florian Toti tregon se përse femrat preken më shumë nga sëmundjet e tiroides në raport me meshkujt.

Hashimoto është një sëmundje e trashëguar.

Personat që kanë të afërm në familje me këtë çrregullim duhet të kryejnë kontrolle periodike  për ta kapur herët sëmundjen.

Florina Toti thotë se një pacient Hashimoto bën një jetë normale, por edhe  të predispozuar për tu prekur nga të tjera sëmundje autoimune.

Hashimoto është një sëmundje më bazë autoimune, ku trupi nuk e njeh më tiroiden si pjesë të tijën dhe prodhon antitrupa për të shkatërruar atë./ A2 CNN