Sunday, 14 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Emigracion 24 Mar 2025 1 min lexim

Edhe po të keni vizë rrezikoni ta humbisni, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë publikon njoftimin e rëndësishëm

Redaksia 24 March 2025, 09:27 389 views
Edhe po të keni vizë rrezikoni ta humbisni, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë publikon njoftimin e rëndësishëm

Ambasada e SHBA në vendin tonë njofton se pavarësisht dhënies së vizave për të udhëtuar në Amerikë, kontrolli do të jetë i vazhdueshëm me qëllim garantimin e sigurisë dhe integritetit.

Me anë të një mesazhi, ambasada thotë se

“Departamenti i Shtetit i ShBA është i përkushtuar ta Bëjë Amerikën më të Sigurt përmes politikave më kërkuese”.

Ambasada thekson se një masë thelbësore është kontrolli i vazhdueshëm i vizave për të gjithë individët.

“Kontrolli i vizave amerikane nuk ndalon pas lëshimit të vizës. Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për t’u siguruar që ata ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat e emigracionit të ShBA dhe ne do t’ua heqim vizat dhe do t’i dëbojme nëse nuk e bejnë këtë”, thekson ambasada.